Allegri ‘heq dorë’ nga Juventus, trajneri toskan vendos të mos apelojë sanksionin
Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, nuk do të apelojë sanksionin e Gjykatësit Sportiv që i dha 2 ndeshje skualifikim.

Pavarësisht zemërimit të Napolit për ndëshkimin me 2 ndeshje skualifikim të dhënë nga Gjykatësi Sportiv ndaj Massimiliano Allegrit pas ndëshkimit me karton të kuq, trajneri toskan vendosi të mos e apelojë. Vetë trajneri e konfirmoi këtë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes që Napoli do të luajë ndaj Monzas këtë mesjavë në Serie A italiane. ‘Nuk i dihet asnjëherë, ndoshta mund ta çonin dënimin në 4 ndeshje pezullim -ishen fjalët e Massimiliano Allegrit para medias. Napoli në fakt, kishte bërë të ditur se do të apelonte vendimin e dënimit të Allegrit, por në fund tekniku livornez zgjodhi të mos e ndërmarrë këtë hap. Kështu që Massimiliano Allegri nuk do të jetë në pankinë në sfidën e së mërkurës si dhe në atë ndaj Juventusit në mbrëmjen e së dielës dhe skuadrën do ta drejtojë asistenti i tij, Landucci.