Protestuesit paralajmërojnë vijimin e protestave deri në realizimin e kërkesave
Protestuesit studentë dhe pedagogët kanë vazhduar të protestojnë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit. Ata këmbëngulin se nuk kërkojnë më premtime apo takime me përfaqësues të qeverisë, por largimin e kryeministrit, të cilin e konsiderojnë përgjegjës për situatën në vend.

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit ka vazhduar me thirrjet "Rama, jep dorëheqjen!". Studentët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit nga pushteti. Protestuesit këmbëngulin se nuk kërkojnë më premtime apo takime me përfaqësues të qeverisë, por largimin e kryeministrit, të cilin e konsiderojnë përgjegjës për situatën në vend.
Ndërkohë, protesta studentore vijon të mbështetet nga pedagogët e universiteteve publike, të cilët kanë bojkotuar mësimin që prej 21 tetorit, në shenjë solidariteti me të rinjtë. Studentët paralajmërojnë vijimin e protestave deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e Ramës vazhdojnë të degjehen para Ministrisë së Arsimit.