SPAK dërgon për gjykim 17 të pandehur për trafik ndërkombëtar droge
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e 17 të pandehurve, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e 17 të pandehurve, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.
Hetuesit kanë dokumentuar tre episode të trafikimit të marijuanës dhe kokainës nga Shqipëria dhe Ekuadori drejt vendeve të ndryshme të Evropës dhe Turqisë. Komunikimet e zhvilluara përmes platformës së enkriptuar SkyECC kanë shërbyer për koordinimin e aktiviteteve kriminale.
Nga hetimet janë identifikuar tre episode kryesore të sekuestrimit të lëndëve narkotike nga autoritetet e huaja: 1.7 tonë marijuanë në Mal të Zi, 475 kilogramë kokainë në Holandë dhe rreth 236 kilogramë marijuanë në Turqi.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 9 të vitit 2024, në ngarkim të 17 të pandehurve. Këta të pandehur janë akuzuar për trafikim i lëndëve narkotike dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.