Izraeli voton, por loja është më e madhe; çfarë fshihet pas betejës për Netanyahun?
Zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit në Izrael janë një përballeje më e madhe për kryeministër Benjamin Netanyahun, por edhe për të ardhmen e Izraelit dhe konfliktin palestinez.

Zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit në Izrael janë një përballeje më e madhe për kryeministër Benjamin Netanyahun, por edhe për të ardhmen e Izraelit dhe konfliktin palestinez. Revista amerikane TIME e trajton këtë përballeje si një zgjedhje që shkon përtej emrit të kryeministrit, por edhe për të ardhmen e Izraelit dhe konfliktin palestinez.
Benjamin Netanyahu ka ndërtuar një pjesë të madhe të karrierës së tij politike mbi premtimin se mund të garantojë sigurinë e Izraelit. Për dekada, ai e ka paraqitur veten si drejtuesin që mund të përballojë kërcënimet nga Hamasi, Hezbollahu dhe Irani, duke ruajtur njëkohësisht mbështetjen strategjike të Shteteve të Bashkuara.
Sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 goditi pikërisht argumentin mbi të cilin Netanyahu kishte ndërtuar autoritetin e tij politik. Atë ditë, militantët e Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze sulmuan komunitete dhe instalime ushtarake në jug të Izraelit, vrënë rreth 1200 persona dhe morën 251 pengje. Sulmi nxori në pah dëshmitë të rënda të sistemit të sigurisë dhe të strukturave të inteligjencës.
Netanyahu ishte kryeministër në momentin e sulmit. Për këto arsye, kundërshtarët e tij i kërkojnë përgjegjësi politike për mënyrën se si qeveria kishte vlerësuar kërcënimin nga Gaza dhe për vendimet që i paraprinin 7 tetorit. Megjithatë, lufta që pasoi krijoi edhe një situatë tjetër. Qeveria e Netanyahut e zhvendosi debatin publik drejt operacioneve ushtarake, lirimit të pengjeve dhe neutralizimit të kapaciteteve të Hamasit. Për një pjesë të elektoratit izraelit, këto objektiva vazhduan të kishin përparësi ndaj debatit për përgjegjësitë e kryeministrit.
Në Gaza, ndërkohësisht, operacionet izraelite shkaktuan shkatërrime masive dhe një numër shumë të lartë viktimash palestineze. TIME citon shifra që arrijnë në afro 75 mijë të vrarë palestinezë deri në prag të zgjedhjeve, në një konflikt që ka shkaktuar edhe zhvendosjen e pjesës dermuese të popullsisë së territorit.
Këto zhvillime e kanë vendosur Izraelin përballë kritikave ndërkombëtare dhe procedurave gjyqësore që lidhen me mënyrën e zhvillimit të luftës. Por brenda Izraelit, debati për Gazën nuk zhvillohet në të njëjatat terma me debatin ndërkombëtar. Një pjesë e shoqërisë izraelite vazhdon ta shohë konfliktin kryesisht përmes traumes së 7 tetorit, sigurisë kombëtare dhe rrezikut të sulmeve të reja.