Konflikt me prapavijë politike: Meta kritikon heshtjen e Kuvendit dhe KLGJ-së
Ish-presidenti Ilir Meta ka kritikuar heshtjen e Kuvendit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për mosreagimin e tyre ndaj rregullorës së re të GJKKO-së, duke akuzuar se kjo dëshmon një konflikt me prapavijë politike që i shërben kryeministrit Edi Rama.

Ish-presidenti Ilir Meta ka kritikuar heshtjen e Kuvendit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për mosreagimin e tyre ndaj rregullorës së re të GJKKO-së, duke akuzuar se kjo dëshmon një konflikt me prapavijë politike që i shërben kryeministrit Edi Rama.
Meta ka thënë se heshtja e institucioneve dëshmon një konflikt me prapavijë politike, që i shërben kryeministrit Edi Rama. Ai ka cilësuar situatën si pjesë e asaj që e quan "drejtësi me regji", duke paralajmëruar se pasojat po demtojnë funksionimin e drejtësisë dhe besimin te institucionet.
Vazhdimi i konfliktit të qëllimshëm GJKKO me Shkallën e Pare me Dhoma Kombëtare të Avokatëve vazhdon të sjellë pasoja shumë të renda me zvarritjen e proceseve gjyqësore, të cilat cenojnë, jo vetëm interesat e shtetit, por edhe vetë proceset e rregullta ligjore, si dhe cenojnë rendën e mbrojtjen efektive të qytetarëve të përfshirë në këto procese.
Akoma më e renda bëhet kjo situatë kur Kuvendi jo vetëm që ka dy muaj që hesht dhe bën sikur nuk shikon, por edhe vetmen nismën ligjore të ndërmarrë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, në datën 14 tetor 2026, e refuzoi me datën 22 tetor 2026 ta përfshijë në kalendarin e punimeve.
Po kështu, heshtja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, prej dy muajsh, cënon rendën e besimit te institucionet, që kanë detyrë kushtetuese për administrimin e proceseve gjyqësore.
Heshtja dhe mosreagimi i çdo aktori institucional që ka përgjegjësi e tij kushtetuese dhe ligjore, dëshmon qartë se kemi të bëjmë me një konflikt me regji politike në interes vetëm të Edi Ramës dhe organizatës që ai drejton.
Natyrisht, ky konflikt me regji, është vijim i telenovelës "Drejtësi me Regji", e cila ka asgjësuar prej kohësh shtetin e së drejtës me qëllim instalimin e Narkodiktaturës të vetme në Evropë.