Presidenti Begaj nis konsultimet me partitë për zgjedhjet e vitit 2027
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur konsultimet me partitë për të përcaktuar datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur procesin e konsultimeve me forcat politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të ardhshme për organet e qeverisjes vendore. Konsultimet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave, ku do të diskutohen datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2027.
Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, data e votimeve duhet të përcaktohet brenda afatet e parashikuara me ligj, ndërsa vendimi përfundimtar merret nga Presidenti i Republikës përmes dekretit. Neni 8 i Kodit Zgjedhor përcakton se zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin dhe ato për organet e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit, brenda dy periudhave zgjedhore: nga 15 prilli deri më 15 maj ose nga 15 tetori deri më 15 nëntor.
Për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027, periudha që pritet të merret në konsideratë është ajo nga 15 prilli deri më 15 maj, ndërsa data konkrete do të përcaktohet pas procedurave përkatësese. Presidenti duhet të nxjerrë dekretin përkatës jo më vonë se 48 orë nga njoftimi i ndërprerjes së mandatit.