Aktualitet
Ulja e ndjeshme e temperaturave në Kukës, reshjet e shiut u zëvendësuan me borë
Ulja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore të Kukësit ka sjellë reshjet e para të borës, duke zëvendësuar reshjet e shiut.

Ulja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore të qarkut të Kukësit ka sjellë reshjet e para të borës, duke zëvendësuar reshjet e shiut. Në lartësitë mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit, bora ka përfshirë disa fshatra, mes tyre Novosej, Shishtavec, Borje, Turaj, Brekijë dhe Zapod. Deri më tani nuk raportohen problematika, ndërsa trashësia e borës ka arritur deri në 5 centimetra.