Hetim në Brazil për financimin e huaj i fushatës së Bolsonaros
Gjykatësi brazilian urdhëroi një hetim për financimin e mundshëm të huaj të fushatës së kandidatit konservator Flavio Bolsonaro, i cili u mund nga Luiz Inacio Lula da Silva në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit.

Gjykatësi Flavio Dino përmendi gjithashtu forma të tjera të mundshme të ndërhyrjes, siç është “manipulimi” i mediave sociale nga Meta. Kompania mëmë e Facebook, WhatsApp dhe Instagram është akuzuar nga ekipi i Lulës për ndërhyrje në zgjedhje me qëllim ndikimin e votuesve në favor të kandidatit Bolsonaro.
Gjykatësi urdhëroi që hetimi të përqendrohej në “origjinën, rrjedhën dhe destinacionin e mundshëm të fondeve të huaja”, sipas një vendimi gjykate të parë nga AFP, duke vënë në dukje se kërkesa ishte bërë nga disa palë, përfshirë Presidentin Lula të Partisë së Punëtorëve.
Në mënyrë specifike, ai i bëri thirrje Policisë Federale të përcaktojë nëse Rrjeti Rockbridge, një grup konservator amerikan, “mori pjesë në negociata që synonin marrjen e mbështetjes financiare për fushatën presidenciale të Flávio Bolsonaro”, ndërsa urdhëroi një hetim mbi dyshimet për “manipulim algoritmik nga kompanitë e internetit që synonin favorizimin ose dëmtimin e kandidatëve në procesin zgjedhor brazilian”.