Gjykata e Pejës cakton një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt, e cila u vra pak ditë më parë në Vitomiricë.

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt, e cila u vra pak ditë më parë në Vitomiricë. Masa e sigurisë është vendosur me kërkesë të Prokurorisë së Pejës, nën dyshimin se Sylaj ka kryer veprimin penal "Mospërfillja e gjykatës".
Paraburgimi do të zgjasë nga 25 tetori, në orën 20:00, deri më 24 nëntor 2026, në të njëjtin orë. Bëhet me dije se ndaj Sylajt ka pasur dyshime edhe për ushtrim dhune dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj, para vrasjes së saj. Nënkohë, nga verifikimet në bazë të të dhënave të Policisë së Kosovës rezulton se ndaj tij janë të regjistruara gjashtë raste penale, katër prej të cilave gjatë vitit 2026.