Gjykata e Romës dënon me burgim të përjetshëm Mark Samson për vrasjen e Ilaria Sulës
Gjykata e Romës ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Samson për vrasjen e 22-vjeçares Ilaria Sulës dhe fshehjen e trupit të saj. Samson ishte shpallur fajtor për vrasjen dhe fshehjen e trupit të Ilaria Sulës.

Gjykata e Romës ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Samson për vrasjen e 22-vjeçares Ilaria Sulës dhe fshehjen e trupit të saj. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë, në përfundim të procesit gjyqësor të shkallës së parë.
Ilaria Sulës ishte studente në Universitetin La Sapienza të Romës dhe u vra më 25 mars të vitit 2025 në banesën e ish-dashurit të saj, Mark Samson, në rrugën Homs të kryeqytetit italian. Sipas hetimeve, Samson e goditi të renë tri herë me thikë në qafë, pas një konflikti mes tyre. Më pas, ai e vendosi trupin e saj në një valixhe dhe e transportoi me makinë drejt një zone të izoluar pranë Capranica Prenestina, në periferi të Romës, ku e fshehu.
Zhdukja e studentes vuri në lëvizje autoritetet italiane, të cilat nisën kërkesa për gjetjen e saj. Më 2 prill 2025, hetuesit zbuluan trupin e 22-vjeçares, pasi Samson pranoi autorësinë e vrasjes dhe tregoi vendin ku e kishte fshehur.
Gjatë procesit gjyqësor, përfaqësuesit e Prokurorisë të Romës argumentuan se Samson e kishte planifikuar vrasjen dhe se krimi nuk ishte pasojë e një reagimi të çastit. Sipas akuzës, provat e administruara gjatë hetimeve mbështesnin ekzistencën e paramendimit, ndërsa veprimet e autorit pas vrasjes tregonin përpjekjet e tij për të fshehur krimin.
Nëna e Samsonit u dënua për fshehjen e trupit
Nëna e Samsonit u dënua për fshehjen e trupit të Ilaria Sulës dhe u dënoi me dy vjet burgim. Sipas rindërtimit të Prokurorisë, pas vrasjes, Samson kërkonte ndihmën e nënes së tij për të pastruar vendin e krimit dhe për të zhdukur gjurmët. Më pas, ai e transportoi trupin e Ilaria dhe e hodhi në një humnerë.
Reagimi i prindërve pas vendimit
Prindërit e Ilaria Sulës, Flamur dhe Gëzim Sula, ndoqën procesin gjyqësor, të shoqëruar nga familjarët dhe miqtë të vajzës së tyre. Pas shpalljes së dënimit, ata deklaruan se asnjë vendim gjykate nuk mund t'u kthente vajzën.