Forcat amerikane godin një motoskaf të dyshuar për trafik droge në Paqësor, pesë viktima
Forcat amerikane kanë kryer një sulm ndaj një motoskafi të dyshuar për transportimin e lendeve narkotike në Oqeanin Paqësor lindor, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave që ndodheshin në bord. Operacioni është shoqëruar me publikimin e një videoje që pretendohet se tregon momentin e goditjes.

Forcat amerikane kanë kryer një sulm ndaj një motoskafi të dyshuar për transportimin e lendeve narkotike në Oqeanin Paqësor lindor, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave që ndodheshin në bord. Operacioni është shoqëruar me publikimin e një videoje që pretendohet se tregon momentin e goditjes.
Sipas ushtrisë amerikane, operacioni u ndërmor pas informacioneve të inteligjencës që e lidhnin motoskafin me aktivitetet e trafikut të drogës. Autoritetet amerikane deklaruan se pesë personat e vrarë gjatë sulmit dyshoheshin për përfshirje në trafikun e lendeve narkotike. Megjithatë, nuk janë bërë publike prova të detajuara që të vërtetojnë në mënyrë të pavarur pretendimet për aktivitetin e paligjshëm të mjetit lundrues.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, operacioni është pjesë e fushatës së Shteteve të Bashkuara kundër mjetëve lundruese që dyshohet se përdoren për transportimin e drogës në rajonin e Karaibeve dhe në Paqësorin lindor. Që nga shtatori i vitit 2025, forcat amerikane kanë ndërmarrë dhjetëra sulme të këtij lloji, të cilat kanë shkaktuar më shumë se 230 viktima, sipas të dhënave të raportuara.
Fushata ka nxitur debatin mbi ligjshmërinë e përdorimit të forcave vdekjeprurëse kundër personave të dyshuar për trafik droge, veçanërisht në rastet kur nuk paraqiten prova të plotë për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale. Organizatat për të drejtat e njeriut dhe ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë shprehur shqetësimet se sulmet të tillë mund të përbëjnë vrasje jashtëgjykësore, nëse kryhen pa respektuar garancitë ligjore dhe pa një bazë të mjaftueshme për përdorimin e forcave vdekjeprurëse.