Kvaratskhelia operohet dhe rrezikon të humbasë sezonin
Sulmuesi i PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia, është operuar me sukses për një dëmtim në gjurin e djathtë dhe rrezikon të humbasë sezonin.

Sulmuesi gjeorgjian iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e djathtë pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior. Tani e pret një periudhë e gjatë rehabilitimi, ndërsa rikthimi në fushë mbetet i pasigurt. Klubi francez njoftoi se Kvaratskhelia do të nisë fazën e rehabilitimit pas operacionit. Dëmtimi erdhi pas një përplasjeje me Xavi Espart gjatë përballjes mes Barcelonës dhe PSG-së, të cilën skuadra pariziene e fitoi 4-2. Lëndimi është një goditje e rëndë për kampionët francezë, që mund të mbeten pa një prej sulmuesve të tyre kryesorë për pjesën e mbetur të sezonit. Për momentin, nuk ka një datë e përkatuar për rikthimin e futbollistit. Sipas raportimeve të mëparshme, një dëmtim i tillë mund të kërkojë më shumë se gjashtë muaj rikuperim, ndaj mundësia që Kvaratskhelia të mos luajë më këtë sezon janë reale. Prioriteti i tij tashmë është rikuperimi i plotë, ndërsa PSG-ja do të duhet të përballojë mungesën e një prej elementëve të rëndësishëm të repartit ofensiv.