Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili pas humbjes në zgjedhje
Senatori konservator brazilian Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili drejt Shteteve të Bashkuara, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale përballë Luiz Inácio Lula da Silves.

Senatori konservator brazilian Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili drejt Shteteve të Bashkuara, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale përballë Luiz Inácio Lula da Silves. Sipas raportimeve, 45-vjeçari është larguar nga vendi së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Largimi vjen pasi autoritetet i kërkuan të dorëzonte pasaportat, në zbatim të një urdhri të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes. Megjithëse Bolsonaro kishte deklaruar se do të respektonte ligjin dhe kishte mohuar planet për të u larguar, ai nuk i dorëzoi dokumentet brenda afatit të percaktuar. Pasaportat e tij u revokuan. Djali i madh i ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro është gjithashtu nën hetim për dyshime për pastrim parash, akuza të cilat ai i mohon.