Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e radhës plenare të enjte
Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e radhës plenare të enjte, sipas urdhrit të kryeparlamentarit Niko Peleshi. Në rendin e ditës përfshihen interpelanca me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, shqyrtimi i 11 projektligjeve dhe 3 projektvendimeve me rëndësi në disa fusha.

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e enjte seancën e radhës plenare. Sipas urdhrit të kryeparlamentarit Niko Peleshi, seanca është percaktuar të mbahet në orën 10:00.
Në rendin e ditës përfshihen interpelanca me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, shqyrtimi i 11 projektligjeve dhe 3 projektvendimeve me rëndësi në disa fusha. Kjo seancë do të zhvillohet në një kohë kur në vend po vijojnë protesta intensive studentore, të shoqëruara me tensione, përplasje me efektivët dhe përshkallëzime.