APL kundër paketit fiskal: Rritja e kostove dhe ulja e konkurrueshmërisë
Aleanca e Profesionistëve të Lirë shpreh shqetësimin se Paketi Fiskal 2027 nuk garanton koherencë të mjaftueshme ndërmjet objektivave fiskale dhe masave konkrete, duke rrezikuar rritjen e barrave tatimore, kostove administrative dhe dobësimin e konkurrueshmërisë së biznesit.

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin se Paketi Fiskal 2027 nuk garanton koherencë të mjaftueshme ndërmjet objektivave fiskale dhe masave konkrete, duke rrezikuar rritjen e barrave tatimore, kostove administrative dhe dobësimin e konkurrueshmërisë së biznesit.
Sipas relacioneve shoqëruese, Paketi Fiskal 2027 parashikohet të gjenerojë rreth 14 miliardë lekë të ardhura neto shtesë në vit, ose 0,6% të PBB-së. Ndryshimet kryesore janë:
* Ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat personale duke shtuar 32% norme * Ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë, pa kapacitete të mjaftueshme administrative, rrezikon të rrisë kostove të pajtueshmërisë pa garantuar formalizim efektiv. * Rritja e tatimit mbi fitimin dhe dividendin, duke shtuar barrën e kombinuar nga rreth 21,8% në 29,45%, kur fitimi shprehendahet plotësisht. * Ulja e TVSH-së për ushqimet bazë në 6%, mund të ndihmojë familjet, por përfundimi varet nga reflektimi i saj në çmimet përfundimtare.
APL kërkon rishikimin e Paketit Fiskal 2027 para miratimit, konsultim real me grupet e interesit dhe publikimin e një vlerësimi të plotë të ndikimit ekonomik dhe buxhetor për çdo masë. Kërkojnë rishqyrtimin e rritjes së tatimit mbi fitimin dhe dividendin, mbrojtjen e biznesit të vogël dhe profesionistëve të lirë.