Granit Xhaka do të kthehet në kombëtaren zvicerane
Granit Xhaka do të kthehet në kombëtaren zvicerane, pasi u gjobit për përdorimin e çertifikatës false të vaksinës kundër Covid.

Granit Xhaka do të kthehet të mbajë rolin e kapitenit të kombëtares zvicerane, pasi mungoi në 4 ndeshjet e zhvilluara në Nations League në periudhën shtator-tetor. Po kështu edhe Embolo, që pati një rast të ngjashëm, është gati të kthehet në kombëtaren helvete për dy ndeshjet e muajit nëntor. Lajmi u konfirmua nga Federata Zvicerane e Futbollit përmes një komunikate për shtyp. ‘Jemi të lumtur që do të mund të bëjmë grumbullimin pa kufizime për ndeshjet e muajit nëntor’, tha trajneri i Zvicrës, Murat Yakin. Sipas Federatës Zvicerane, trajneri dhe futbollistët e tjerë u shprehën në unanimitet në favor të konfirmimit të Xhakës në rolin e kapitenit. Këtë muaj, Xhaka zbuloi se ka marrë një dënim me kusht për një periudhë 2 vjeçare pasi u pajis me çertifikatë vaksinimi false në 2022. Futbollisti i desh të mbulojë shpenzimet për procesin dhe u gjobit me 150 mijë franga zvicerane, ekzekutimi i së cilës ka mbetur pezull.