Komisioni i Disiplinës jep sanksionet e radhës për klube dhe zyrtarë
Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dënimet e radhës për klube dhe zyrtarë në të gjitha kategoritë e futbollit në vendin tonë.

Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dënimet e radhës për klube apo zyrtarë në të gjitha kategoritë e futbollit në vendin tonë. Vllaznia dhe Dinamo janë dy prej klubeve që janë përfshirë në këto masa disiplinore. KF Vllaznia është gjobitur me 50.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës. Zyrtari i FC Dinamo City, Andri Cara, është pezulluar për 5 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. KF Sopoti është gjobitur me 50.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës. Zyrtari i Eagle Football, Edison Kaja, është pezulluar për 3 ndeshje për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë. Zyrtari i Eagle Football, Andi Matraxhiu, është gjobitur me 20.000 lekë për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Zyrtari i KF Tërbuni, Mario Bytyçi, është pezulluar për 4 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, është pezulluar për 4 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Zyrtari i KF Laçi U-17, Naim Halilaj, është gjobitur me 20.000 lekë për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Lojtari i FK Apolonia U-17, Eldi Bitri, është pezulluar për 2 ndeshje për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar. Lojtari i FK Apolonia U-17, Marelio Hina, është pezulluar për 4 ndeshje për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar. Lojtari i FK Partizani U-17, Noel Hasa, është pezulluar për 2 ndeshje për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar. Lojtari i FK Partizani U-17, Briseld Mesiti, është pezulluar për 4 ndeshje për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar. Zyrtari i FK Partizani U-17, Bektash Çapoku, është pezulluar për 4 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. AK Lefter Millo është gjobitur me 100.000 lekë për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë. Football Republic U-17 është gjobitur me 300.000 lekë për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë. Rinia EL U-14 është humbur ndeshjen në tavolinë për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante. Zyrtari i Rinia EL U-14, Edison Merjo, është pezulluar për 6 muaj për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante. Dinamo 14 A, U-9, është gjobitur me 100.000 lekë për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-9.