Ish-konkurrentja e Miss Zvicrës akuzon presidentin Trump për përdhunim në vitin 1993
Ish-modelet zvicerane, Beatrice Coyle, ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për përdhunim në vitin 1993, sipas një raporti të përgatitur nga demokratët e Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve.

Pretendimet janë përfshirë në një raport të përgatitur nga demokratët e Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili shqyrton lidhjet e pretenduara të Trumpit me Jeffrey Epstein. Sipas raportit, Coyle ishte 24 vjeç kur mori pjesë në një konkurs bukurie të organizuar në Nju Jork. Ajo pretendon se gjatë një dreke në hotel, Trump i premtoi ndihmë për marrjen e vizës amerikane dhe regjistrimin në Universitetin e Nju Jorkut. Më vonë, sipas dëshmisë së saj, ajo u ftua në suitën e tij, ku pretendohet se ndodhi sulmi seksual. Shtëpia e Bardhë ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si të pavërtetë dhe të motivuara politikisht. Deri më tani, Trump nuk është akuzuar penalisht për këtë rast dhe pretendimet e përfshira në raport nuk përmbajnë fakte të vërtetuara nga një gjykatë.