Grida Duma: Erjon Vishkulli do të operohet për plagën në sy
Protestuesi Erjon Vishkulli, i plagosur në sy gjatë protestës, do të operohet në Itali.

Protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre ditëve më parë, Erjon Vishkulli, do të operohet nesër në Itali. Këtë e zbuloi Grida Duma në emisionin “Topin e kam unë” teksa po diskutonte me të rinjtë për protestat e dhunshme. Grida u shpreh se operacioni do të bëhet në orën 8.30 në spitalin ku është operuar dhe Papa Leone, në spitalin Gemelli në Romë. Ndërkohë me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka reaguar para operacionit. “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa me duar bënte shqiponjën dykrenare.