Zegjine Çaushi: E kam prenotuar apartamentin me kredi dhe këste, jo me 240 mijë euro
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka reaguar pas pretendimeve se ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë 240 mijë euro, vetëm pak muaj pasi mori mandatin e deputetes. Ajo ka thënë se nuk ka blerë një apartament të përfunduar, por ka prenotuar një banesë në një pallat në Tiranë, i cili është ende në fazën e ndërtimit.

"Amoj Zeqine 1+1 bëjnë tre u shtove servile si Spiro dhe ti 240 mi euro shpi me 1 vite deputete", shkruante komentuesi.
Duke iu përgjigjur akuzave, Çaushi ka cilësuar të pavërtetë pretendimet për shumën e 240 mijë eurosh. Ajo ka sqaruar se nuk ka blerë një apartament të përfunduar, por ka prenotuar një banesë në një pallat në Tiranë, i cili është ende në fazën e ndërtimit.
"Po mirë mo, ku bazohesh ti që kam marrë shtëpi 240 mijë euro? Apo mjafton të shpikësh një shifër dhe ta thuash si të ishte e vërtetë?
Unë kam prenotuar një apartament, siç bëjnë mijëra shqiptarë, me kredi dhe me këste, në një pallat që ende nuk ka nisur të ndërtohet. Nuk kam marrë asnjë shtëpi të përfunduar. Nëse ke fakte për ato që pretendon, paraqiti. Përndryshe, mos shpik shifra dhe mos i shit si të vërtetën në komente pas tastierës", ka shkruar Çaushi.
Sipas deputetes, pagesa do të kryhet përmes një kredie dhe kësteve, ndërsa i kërkoi komentuesit të paraqesë fakte për pretendimet e tij.