Meta: Mediat e Norvegjisë kundër kushteve të reja për përdorimin e përmbajtjeve të tyre
Mediat norvegjeze kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër Meta-s për kushtet e reja për përdorimin e përmbajtjeve të tyre në Facebook dhe Instagram.

Një koalicion prej dhjetë organizatash mediatike norvegjeze ka ndërmarrë veprime ligjore kundër kompanisë amerikane Meta, duke kundërshtuar ndryshimet e planifikuara në kushtet e përdorimit të llogarive profesionale në Facebook dhe Instagram. Sipas mediave, rregullat e reja mund t’i japin Meta-s të drejtën të mbledhë artikuj, fotografi dhe video nga faqet e tyre të internetit, përfshirë përmbajtjet me pagesë, dhe t’i përdorë për zhvillimin e produkteve të inteligjencës artificiale, pa marrë miratimin e botuesve.