Berisha: PD-ja ka dy parime për studentët protestues, mbështetja dhe mbrojtja
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e partisë për studentët protestues dhe ka deklaruar dy parime: mbështetja dhe mbrojtja e tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehur sot mbështetjen e pakufizuar të demokratëve për studentët protestues. Në një intervistë ekskluzive për "Klan News", Berisha tha se parimi i dytë i PD-së është mbrojtja e studentëve. "Protestën unë e kam mbështetur sipas rregullave që ata (studentët) e percaktuan vetë. Ne kemi shpall dy parime: parimi i parë të mbështesim studentët me potencialin tonë, parimi i dytë: të mbrojmë studentët", tha Berisha. Ai shtoi se PD-ja është në origjinë e protestës dhe se strukturat e forumit rinor janë të pranishëm që nga fillimi i protestës dhe do të qëndrojnë deri në fund.