Votuesit arabë thyejnë rekordin, Netanyahu mbetet pa shumicën
Votuesit arabë kanë arritur një rekord historik në zgjedhjet në Izrael, ndërsa blloku kundër Netanyahu-t ruan avantazhin, por ende pa shumicën në parlamentin me 120 vende.

Votuesit arabë kanë arritur një rekord historik në zgjedhjet në Izrael, sipas televizioneve Channel 12 dhe Channel 13. Blloku kundër Netanyahu-t parashikohet të marrë 52 mandate, ndërsa kampi i kryeministrit 50 mandate. Për të siguruar shumicën në parlamentin me 120 vende, nevojiten të paktën 61 mandate.
Ndërkohë, 80% e votuesve arabë kanë marrë pjesë në zgjedhjet, sipas televizionit N12. Kjo është pjesëmarrja më e lartë e regjistruar që nga viti 1965, në një komunitet ku abstenimi ka qenë tradicionalisht i lartë.
Megjithatë, sipas exit poll-eve, asnjëri prej dy blloqeve nuk ka siguruar mandatet e nevojshme për të formuar shumicën parlamentare.