Kushte të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë është i qëndrueshëm, por mund të ndikohen nga vranësirat mesatare kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në lindje. Këto vranësira pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.
Era parashikohet të fryjë me drejtim veri– veri lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.