Arabia Saudite dyshohet se ofroi 1 miliard dollarë për ndaljen e sulmeve të Huthëve
Arabia Saudite dyshohet se ka ofruar 1 miliard dollarë për ndaljen e sulmeve të Huthëve të Jemenit, por pretendimi nuk është verifikuar nga burime të pavarura. Vizita e ministrit saudit të Mbrojtjes, princit Khalid bin Salman, në Teheran është pjesë e përpjekjeve diplomatike për të frenuar përshkallëzimin e konfliktit në rajon.

Arabia Saudite dyshohet se ka shqyrtuar mundësinë e ofrimit të një ndihme financiare prej 1 miliard dollarësh për të siguruar ndaljen e sulmeve të rebelëve Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani. Kjo çështje raportohet të jetë pjesë e bisedimeve gjatë një vizite të papritur në Teheran të ministrit saudit të Mbrojtjes, princit Khalid bin Salman.
Riadi synon të arrijë një armëpushim dhe të parandalojë sulmet e mëtejshme ndaj territorit dhe infrastrukturës energjetike saudite, përmes një marrëveshjeje që do të përfshinte ndërhyrjen e Iranit. Një nga burimet ka pretenduar se princi saudit kishte me vete një miliard dollarë në para të gatshme gjatë udhëtimit drejt Iranit, me një avion transporti ushtarak Hercules. Megjithatë, ky pretendim nuk është verifikuar nga burime të pavarura dhe autoritetet saudite nuk kanë konfirmuar ndonjë transferim financiar.
Vizita në Teheran është pjesë e përpjekjeve diplomatike për të frenuar përshkallëzimin e konfliktit në rajon. Në takime morën pjesë edhe drejtues të lartë të inteligjenca turke dhe ushtarisë pakistaneze, përkatësisht Ibrahim Kalin dhe gjenerali Asim Munir.
Nga pala iraniane, në bisedime morën pjesë presidenti Masoud Pezeshkian dhe zyrtarë të lartë të sigurisë. Sipas raportimeve, Irani mund të luajë rolin e ndërhyrësit mes Riadit dhe Huthëve, ndërsa përpiqet të forcojë ndikimin e tij diplomatik në Lindjen e Mesme.
Ministria e Jashtme saudite ka konfirmuar viziten dhe synimin për uljen e tensioneve përmes dialogut, por nuk ka përmendur ndonjë marrëveshje financiare apo pagesë ndaj Huthëve.