Arrestit Albert Sylaji, dyshuar për vrasjen e Arlindës Zekaj
Arlinda Zekaj u vra në fshatin Vitomiricë të Pejës, ndërsa Albert Sylaji, i dyshuar për vrasjen e saj, u arrestua pas tre ditësh në arrati.

Arlinda Zekaj u vra në fshatin Vitomiricë të Pejës, ndërsa Albert Sylaji, i dyshuar për vrasjen e saj, u arrestua pas tre ditësh në arrati. Sylaj u arrestua pas një aksioni policor në zonën malore të Becit të Gjakovës, ku ishte lokalizuar pas disa ditësh në arrati. Në operacionin për kapjen e tij morën pjesë njësi të shumta policore, përfshirë njësinë special FIT. Rasti kishte ndodhur të dielën mbrëma, më 25 tetor, kur Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, me sëpatë, pak minuta pasi ishte kthyer nga stacioni policor. Pas ngjarjes, Sylaj ishte larguar dhe Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim. Gjatë ditëve në vijim, ai dyshohej se po përpiqej të shmangej arrestimit, ndërsa raportimet e fundit flisnin për lëvizjet e tij në Prishtinë dhe për mundësinë e largimit drejt Serbisë. Fillimisht, i dyshuari kishte komunikuar me policinë përmes mesazheve, duke shprehur qëndrimin se nuk do të dorëzohej i gjallë. Megjithatë, më vonë, pasi ishte lokalizuar në zonën malore të Becit, ai raportohet se kishte shprehur gatishmëri për të vetëdorëzuar, por kishte kërkuar paraprakisht të bisedonte me familjarët. Sylaj kishte komunikuar me vëllain e tij përmes interfonit, duke kërkuar dhjetë minuta kohë për të folur me familjen para dorëzimit. “ Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, raportohet të ketë qenë kërkesa e tij. Sipas informacioneve të raportuara, para se të përfundonte në zonën malore, Sylaj kishte shkuar në Gjakovë për të marrë veturën e motrës së tij, me qëllim që të vazhdonin arratinë. Megjithatë, dyshohet se hasi në kundërshtimin e motrës dhe bashkëshortit të saj, pas së cilës u largua drejt maleve të Becit. Pas angazhimeve operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia e Kosovës arriti ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin. Arrestimi u konfirmua nga Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se Sylaj u kap rreth orës 23:40 në Deçan. Autoritetet kanë falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe kanë theksuar se veprimet e mëtejshme procedurale do të ndërmerren në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.