"Trump: Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt do të zhvillohet shumë shpejt"
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillohet shumë shpejt, duke shprehur shpresën për përparim të madh në përpjekjet për të dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti Trump ka deklaruar se një takim mes Putinit dhe Zelenskyt do të mbahet shumë shpejt dhe se do të jetë në gjendje të bëjë përparim të madh në përpjekjet për të dhënë fund luftës në Ukrainë. Deklarata vjen në një moment kur përpjekjet për të rikthyer palët në tryezën e bisedimeve po intensifikohen, pas një periudhe bllokimi të negociatave të paqes.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se bisedimet mund të rifillohen në nëntor, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. Ai ka theksuar se çështjet territoriale duhet të diskutohen drejtpërdrejt nga liderët e të dy vendeve, ndërsa temat të tjera mund të trajtohen nga grupet teknike të negociatorëve.
Kremlini ka këmbënguluar se një takim mes Putinit dhe Zelenskyt duhet të zhvillohet në Moskë, duke kundërshtuar deri më tani mundësinë e mbajtjes së tij në një vend tjetër. Rusia gjithashtu refuzon një armëpushim të vëçantë përpara arritjes së një marrëveshjeje me argumentin se një ndërprerje e luftimeve do t'i jepte Ukrainës mundësinë t'i forconte kapacitetet e saj ushtarake.
Nga ana tjetër, çështjet territoriale dhe kushtet e sigurisë mbeten ndër pengesat kryesore për arritjen e një kompromisi. Një takim mes Putinit dhe Zelenskyt, nëse konfirmohet, do të përmbëntë një zhvillim të rëndësishëm diplomatik. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse kontaktet e reja do të sjellin përparim konkret drejt një armëpushimi dhe një marrëveshje që mund t'i japë fund luftës.