Kronikë
Plagosje me armë dhe shpërthim me lëndë plasëse/ Çfarë ndodhi pas mesnatës në kryeqytet
Një plagosje me armë dhe një shpërthim me lëndë plasëse kanë ndodhur në Tiranë pas mesnatës.

Një plagosje me armë dhe një shpërthim me lëndë plasëse kanë ndodhur në Tiranë pas mesnatës. Sipas informacioneve, një shtetas 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri një shtetas 22-vjeçar, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Shtetas 28-vjeçar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Në një rast tjetër, në rrugën "Lidhja e Prizrenit" në oborrin e banesës së një 56-vjeçarit ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese.