Eisenkot paralajmëron Netanyahun: Mos e përdor sigurinë e Izraelit për interesa politike
Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të Benjamin Netanyahut, ka paralajmëruar kryeministrin izraelit që mos e përdorë sigurinë kombëtare për përfite politike. Eisenkot ka deklaruar se Netanyahu nuk është një kryeministër i denjë dhe se ai nuk ka besimin e popullit.

Eisenkot ka deklaruar se Netanyahu, si kryeministër pa mandat dhe pa besimin e popullit, nuk duhet të përdorë sigurinë kombëtare për nevojat e tij politike. Ai ka deklaruar se publiku ka votuar për ndryshim dhe se një udhëheqës i denjë do të pranonte votën e mosbesimit të popullit dhe do të njoftonte sot tjerheqjen e tij nga jeta politike.
Eisenkot ka ndanë me Netanyahun disa qëndrime mbi sigurinë, ndërsa ka mbështetur edhe operacionet ushtarake izraelite në Gaza. Megjithatë, ai ka premtuar një qasje më gjithëpërfshirëse brenda Izraelit dhe masa për të frenuar dhunën e kolonëve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.