Trump ndërhyn në Izrael: Ekstremistët jashtë qeverisë
Shtëpia e Bardhë po punon për krijimin e një qeverie izraelite me mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore, me synimin për të ulur tensionet e brendshme.

Shtëpia e Bardhë po punon për krijimin e një qeverie izraelite me mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore, me synimin për të ulur tensionet e brendshme. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është ngarkuar të drejtojë operacionin diplomatik, duke u takuar me Bibin, skifterin e politikës izraelite, dhe me partitë kryesore të opozitës.
Rubio ka përgatitur një draft që përmban një vijë të kuqe: në qeverinë e re nuk duhet të përfshihen ekstremistët Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, të cilët përfaqësojnë krahun më të ashpër të qeverisë në detyrë dhe kontrollojnë poste kyçe, si Ministrin e Sigurisë Kombëtare dhe Ministrin e Financave.
Burimet diplomatike që ndjekin drejtpërdrejt zhvillimet bëjnë të ditur se Rubio mund të udhëtojë me urgjencë drejt Jerusalemit, me një paketë që përmban disa skenarë. Varianti i parapëlqyer nga Uashingtoni parashikon krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, të mbështetur nga partitë që vendosin sigurinë e Izraelit mbi ndarjet politike. Paketa përmban edhe mundësinë e rotacionit në postin e kryeministrit. Netanyahu mund të drejtojë qeverinë për një periudhë të caktuar dhe më pas ta dorëzojë postin partnerit kryesor të koalicionit.
Uashingtoni po zhvillon kontakte intensive edhe me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, i cili mbajnë një rol kyç në zgjidhjen e ekuacionit të qeverisë së ardhshme. Sistemi kushtetues izraelit nuk ia jep automatikisht mandatin drejtuesit të partisë së parë. Pas konsultimeve me partitë, presidenti ngarkon kandidatin që vlerëson se ka mundësinë më të madhe për të siguruar të paktën 61 vota në Knesset.