6 trendet e bukurisë që do të dominonë këtë vjeshtë dhe dimër
Bukuria bëhet më e guximshme dhe më shprehëse në sezonin e ri, me pamjen natyrale, lëvizjen e lirshme të flokëve dhe ngjyrat më të theksuara.

Në prapaskenat e sfilatave të Nju-Jorkut, Londrës, Milanos dhe Parisit, specialistët e flokëve dhe grimit i kanë dhënë përparësi pamjes natyrale, lëvizjes së lirshme të flokëve dhe ngjyrave më të theksuara. Sipas përzgjedhjes së revistës ELLE, këtë sezon nuk kërkohet më përsosmëri në çdo hollësi. Përkundrazi, një fije floku që del nga modeli ose një grim paksa i shpërndarë mund të bëhet pjesë e qëllimshme e stilit.
1. Ndarja e flokëve anash rikthehet në modë Pas disa sezonesh kur mbizotëronte ndarja e flokëve në mes, këtë vjeshtë rikthehet ndarja anash. Ky stil ndërthur frymëzimin nga fillimi i viteve 2000 me elegancën bashkëkohore. Flokët mund të mbahen me valëzime të buta dhe të lira ose të lëmohen pranë kokës, duke krijuar një pamje më të rregullt.
2. Prerjet e shkurtra me karakter të guximshëm Flokët e shkurtër vazhdojnë të fitojnë terren, por këtë herë me prerje më të theksuara dhe më pak tradicionale. Në sfilatat e Chanel dhe Max Mara janë vërejtur modele që ndërthurin tiparet femërore dhe mashkullore, duke krijuar një pamje moderne, të guximshme dhe paksa rebele.
3. Flokët që duken sikur nuk janë rregulluar fare Një nga tendencat më interesante është pamja që krijon përshtypjen sikur flokët janë rregulluar shpejt, pa shumë përpjekje. Fijet e lira, valëzimet natyrale dhe një çrregullim i lehtë nuk konsiderohen më mangësi, por pjesë e stilit.
4. Shkëlqim i theksuar për ditët e ftohta Lëkura me pamje të ndritshme është një tjetër tendencë e rëndësishme e sezonit. Produktet që reflektojnë dritën përdoren më dukshëm në mollëza, në pjesën e sipërme të hundës dhe në zona të tjera të fytyrës.
5. Sytë e theksuar me hije të errëta dhe të shpërndara Grimi i njohur si smokey eye, me hije të errëta rreth syve, rikthehet në një variant më të guximshëm. Këtë herë nuk kërkohen vija të përsosura apo kalime tepër të sakta ndërmjet ngjyrave.
6. Pamja e bukurisë pa rregulla të ngurta Në sezonin e ri, bukuria bëhet më e guximshme dhe më shprehëse. Pamja natyrale, lëvizja e lirshme e flokëve dhe ngjyrat më të theksuara janë karakteristikat që do të dominonë sezonin e ri.