Dy protestues të arrestuar për shkatërrimin e kazanëve dhe bllokimin e Rrugës së Durrësit
Dy shtetas u arrestuan në Tiranë pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin në Rrugën e Durrësit dhe dogjën kazanë për mbeturina. Njëri prej tyre është autor i dyshuar i një vjedhjeje të kryer 5 ditë më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasit V. C., 49 vjeç dhe B. P., 27 vjeç, pasi gjatë protestës së zhvilluar më datën 27.10.2026, para godinës së Ministrisë së Arsimit. Si pasojë u dëmtua prona publike dhe u bllokua qarkullimi në Rrugën e Durrësit. Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se shtetasi i arrestuar, B. P., më datën 23.10.2026, në rrugën "Abdi Toptani" ka vjedhur kasën e motomjetit të shtetasit Xh. C. (me vlerë rreth 1000 euro). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme", "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Vjedhja".