Shqipëria U-21 do të përballet me Spanjën në “Air Albania”
Kampionati Europian U-21 2027, Shqipëria, Spanja, futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtareve U-21 për muajin nëntor. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën U-21 më 17 nëntor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Kjo është një test i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027. Përballja me një nga përfaqësueset e njohura të futbollit europian në këtë grupmoshë do të shërbejë ekipit kuqezi për të vijuar punën dhe për të fituar eksperiencë në prag të sfidave të ardhshme. Shqipëria është një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 2027 dhe ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale të këtij kompeticioni.