Arsyet që Kilian Mbappe nuk fitoi Topin e Artë
Gazeta spanjolle "Marca" ka analizuar arsyet që sulmuesi francez Kilian Mbappe nuk fitoi Topin e Artë 2026. Analiza tregon se trofetë e fituara nga skuadrat dhe kontributi i lojtarëve në suksesin kolektiv janë faktorë vendimtarë në përcaktimin e fituesit të çmimit.

Kylian Mbappe shënoin gola të shumta gjatë sezonit, por kjo nuk mjaftoi që sulmuesi i Real Madridit ta fitonte Topin e Artë 2026. Francezi u desh të kenënaqej me vendin e dytë, pas anglezit Harry Kane.
Gazeta spanjolle “Marca” ka analizuar arsyet që ndikuan në humbjen e Mbappes, duke vënë në pah një faktor vendimtar: trofetë e fituar nga skuadra dhe kontributi i lojtarëve në suksesin kolektiv.
Sipas këtij vlerësimi, tre fituesit e fundit të çmimit, Rodri, Ousmane Dembélé dhe Harry Kane, kanë një element të përbashkët që i dallon nga sulmuesi francez: sukseset me ekipet e tyre.
Trofetë kolektive, çelësi i Topit të Artë
Sipas “Marca”, fituesit e fundit të Topit të Artë kanë deshmuar se golat dhe statistikat individuale nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për ta fituar çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Mbappe pati një sezon të jashtëzakonshëm për sa u përket golave, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i La Ligës dhe i Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, Real Madridi nuk arriti të fitonte trofe madhorë, gjë që ndikoi negativisht në kandidaturën e tij.
Në anën tjetër, Rodri fitoi Topin e Artë pas suksesit me Manchester Cityn dhe triumfit të Spanjës në Evropian, ndërsa Ousmane Dembélé u vlerësua për kontributin në sukseset e Paris Saint-Germainit.
Harry Kane, fituesi i edicionit të vitit 2026, kombinoi paraqitjet individuale me trofetë e fituar me Bayern Munichun. Për këto arsye, sipas analizës së gazetës spanjolle, anglezi kishte një dosje më të plotë përpara votuesve.
Edhe pse Topi i Artë është çmim individual, suksesi i skuadrës vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në përcaktimin e fituesit.
Mbappe duhet të fitojë trofetë me Real Madrid
Francezi nuk e ka fshehur kurrë ambicien për ta fituar Topin e Artë. Ai ishte afër edhe në vitin 2018, kur përfundoi në vendin e katërt pas triumfit të Francës në Kupën e Botës.
Në vitin 2020, Mbappe shënoin 30 gola dhe regjistroi 18 asistime me Paris Saint-Germainin, por ceremonia e Topit të Artë u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Tashmë, te Real Madridi, sulmuesi francez synon ta realizojë ëndrrën e tij, por për këtë do të duhet të kombinojë statistikat më të mira me trofe të rëndësishëm.
Sipas “Marca”, shembujt e Rodrit, Dembélé dhe Kane tregojnë se dominimi individual duhet të shoqërohet me suksesin e skuadrës.
Mbappe ka ende kohë për ta fituar këtë çmim, por objektivi i tij i radhës është i qartë dhe duhet të ndihmojë Real Madridin të fitojë La Ligën ose Ligën e Kampionëve dhe të jetë protagonist në këto suksese.