Kronikë
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në IEVP Fier
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës në IEVP Fier.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga IEVP Durrës në IEVP Fier. Lëvizja është kryer me vendim të Drejtorisë së Burgjeve dhe jo me kërkesë të vetë Veliajt. Kryebashkiaku mbahej në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare që kanë çuar në transferimin e tij drejt IEVP Fier.