SPAK dërgon në Gjykatën e Posaçme Eugert Sinon për trafik armësh
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 203 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Eugert Sino, i cili është akuzuar për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 203 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Eugert Sino. Ai është akuzuar për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.
Në gjykimin e ngarkuar, Eugert Sino është akuzuar për kryerjen e veprave penale në bashkëpunim me disa persona të tjerë, duke siguruar një sasi të konsiderueshme armësh zjarri dhe municionet luftarake. Sipas akt-ekspertimeve, armët e zjarrit dhe municionet luftarake janë në gjendje të rregullt teknike dhe mund të realizojnë qitje.
Në përfundim të hetimeve është konkluduar se Eugert Sino ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale. Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurit, Prokuroria e Posaçme ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 203 të vitit 2025 dhe numërimin e procedimit të ri penal, nr. 203/1 i vitit 2025.
Hetimet janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë kosovare, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.