Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier. Sipas informacioneve, transferimi është kryer me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe jo me kërkesë të vetë Veliajit. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar lidhur me arsyet që çuan në këtë lëvizje.
Veliaj qëndronte në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Transferimi drejt Fierit vjen në një kohë kur çështja e kryebashkiakut të Tiranës vijon të jetë në vëmendjen e opinionit publik. Mbetet për t'u parë nëse institucionet përgjegjëse do të japin detaje të mëtejshme mbi vendimin dhe arsyet që qëndrojnë pas tij.