Kronikë
Zbardhen 3 raste vjedhjesh në Vlorë, 2 arrestuar dhe 1 në kërkim
Dy persona u arrestuan dhe një tjetri u shpall në kërkim pas zbardhjes së tre vjedhjeve në Vlorë.

Policia Vlorë njofton se pas zbardhjes së tre vjedhjeve në biznese dhe lokale, u arrestuan dy shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër. Dy shtetas, A. B. dhe I. A., u vunë në prangë, ndërsa M. L. u shpall në kërkim. Të tre dyshohen se janë autorët e vjedhjeve të ndodhura në lagjet "Rilindja" dhe "Pavarësia 2".