Blloku konservator i Netanyahut mbetet në krye në Izrael
Zgjedhjet parlamentare në Izrael kanë shfaqur një tendencë të qartë, me bllokun konservator të kryeministrit Benjamin Netanyahu duke mbajtur një avantazh të vogël mbi bllokun opozitar. Megjithatë, rezultatet mund të ndryshojnë gjatë numërimit të votave të mbetur.

Zgjedhjet parlamentare në Izrael kanë shfaqur një tendencë të qartë, me bllokun konservator të kryeministrit Benjamin Netanyahu duke mbajtur një avantazh të vogël mbi bllokun opozitar. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Izraelit, partia Likud e Netanyahut dhe aleatët e saj kanë siguruar 55 nga 120 ulëset në parlament, ndërsa blloku opozitar i udhëhequr nga Gadi Eisenkot ka fituar deri tani 49 mandate. Megjithatë, rezultatet mund të ndryshojnë gjatë numërimit të votave të mbetur.
Partitë që përfaqësojnë qytetarët arabë të Izraelit kanë arritur një rezultat të mirë më shumë se sa parashikohej dhe, sipas rezultateve të deritanishme, kanë siguruar 16 ulëse. Ky rezultat mund të hapë rrugën opozitës për formimin e qeverisë, nëse partitë e qytetarëve arabë përçaktohen për bashkëpunim me të.
Megjithatë, Eisenkot ende nuk ka bërë të ditur publikisht nëse do të bashkëpunonte me partitë që përfaqësojnë kryesisht popullsinë arabë. Rezultatet e deritanishme mund të pësojnë ndryshime të konsiderueshme gjatë numërimit të votave të mbetur, por tendenca është që asnjëri nga bllokët izraelitë nuk do të ketë shumicën e duhur për krijimin e qeverisë.
Lideri i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, deklaroi se synon të formojë një qeveri të re. Ai tha se qytetarët izraelitë kanë votuar për "ndryshim" dhe se do të angazhohet për krijimin e një ekzekutivi të ri. Sipas tij, koalicioni i Netanyahut ka humbur "besimin e popullit". Ai gjithashtu e paralajmëroi kryeministrin aktual që të mos përdorë "sigurinë e Izraelit për qëllime politike".
Nga ana tjetër, Benjamin Netanyahu deklaroi se synon të krijojë një qeveri të fortë të krahut të djathtë. Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, ai tha se Likud mbetet "partia më e madhe në Izrael" dhe se blloku i djathtë gëzon një shumicë të qartë mes popullsisë hebraike. Netanyahu mbajti fjalimin e tij rreth orës 03:00 sipas kohës lokale. Ndryshe nga paraqitjet e mëparshme, ai u tregua më i përmblidhur dhe nuk e shpalli veten fitues të zgjedhjeve. Megjithatë, ai theksoi se Likud ka shumë shans të mbetet forca më e madhe politike në parlament. Gjithashtu, ai u shpreh kundër çdo qeverie që do të varej nga mbështetja e partive arabe në Izrael.
Pjesëmarrja në zgjedhjet ishte e lartë në mbi dy dekada, me 77.7% përqindje, niveli më i lartë në më shumë se 20 vjet. Në total, votuan 5.695.682 qytetarë. Parashikimet fillestare bazohen në sondazhet e realizuara me votuesit menjëherë pas daljes nga qendrat e votimit. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në ditët në vijim dhe mund të dallojnë nga vlerësimet paraprake.