Gjykata Administrative pezullon bojkotin e avokatëve, deri në shqyrtimin e çështjes
Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar bojkotin e avokatëve, duke hapur rrugë shqyrtimit gjyqësor të kundërshtimeve ndaj vendimit të DHKA-së.

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, e cila kundërshtoi vendimin e Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë (DHKA) për bojkotin e seancave gjyqësore. Përmes vendimit të saj, gjykata ka pezulluar efektet e bojkotit deri në shqyrtimin e çështjes, duke i hapur rrugë shqyrtimit gjyqësor të kundërshtimeve ndaj vendimit të DHKA-së. Çështja pritet të shqyrtohet në vijim nga Gjykata Administrative e Apelit, e cila do të vendosë për kërkesën në themel.