Veliaj reagon për transferimin nga burgu: "Nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim"
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për transferimin nga paraburgimi i Durrësit në Fier, duke deklaruar se nuk ka dhënë pëlqimin për këtë transferim.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit rendohen 13 akuza për 5 vepra të renda penale, ka reaguar lidhur me transferimin nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.
Në deklaratën e tij, Veliaj thotë se ai vetë nuk ka dhënë pëlqimin për këtë transferim, një budallëk dhe idiotësi me vete, pasi kush është ky i burgosur që duhet të jape pëlqimin se në cilin burg duhet të shkojë.
"Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit. Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për të njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.
Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon të drejtat e mia. Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.
I kërkoj publikisht Ministrin e Drejtësisë, Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik", thuhet në deklaratën e Veliajit.
Pse e çuan nga Durrësi në Fier, po pse nuk e çojnë te "313"-a në Tiranë? Kjo është një kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe midis atyre që shkruan qartësisht duket se kjo është një akuza ndaj kryeministrit Edi Rama ku thotë se ky është një "rrëmbim".
Kompetenca dhe vendosja e një të paraburgosur në ambientet e sigurisë, vendoset nga Drejtoria e Burgjeve, duke vlerësuar një sërë kriteresh si risku apo personit caktuar.
Nuk mund të japë Erion Veliaj pëlqimin dhe pastaj të bëhet transferimi ose jo. Nuk e di se kush e këshillon apo mëson, por të shkruajë të tillë budallallëqe si "unë e zgjidh burgun vetë". Se kështu i bie, me mijëra të paraburgosur që ka Shqipëria, duhet të vendoseshin nëpër qeli sipas pëlqimit të tyre, njëri në Drenovë, tjetri në Fier, në Rrogozhinë, apo në IEVP-të e tjera të vendit.