Tragjedia hekurudhore në Spanjë, 64 viktimat dhe 80 plagosur
Tragjedia hekurudhore në Spanjë ka shkaktuar 64 viktimat dhe 80 plagosur, ndërsa hetimet janë përqendruar në një defekt në sistemin e sinjalizimit dhe një gabim njerëzor.

Rreth 50 prej tyre ndodhen në gjendje të rendë, ndërsa katër vagonë kanë dalë nga shina. Hetuesit po shqyrtojnë dy pista kryesore: një defekt në sistemin e sigurisë hekurudhore dhe një gabim të mundshëm njerëzor.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dyshimet janë përqendruar te sistemi automatik i sinjalizimit LZB, i cili mund të ketë pësuar një defekt, duke bërë që qarkullimi i trenave të kalonte përkohësisht në një regjim alternativ kontrolli.
Të dhënat paraprake sugjerojnë se disa trenat ishin ndaluar për shkak të problemave teknike, ndërsa një tren i kompanisë Iryo kishte mbetur në shina.
Në këto rrethana, një punonjës i qendrës së kontrollit në Atocha dyshohet se i ka dhënë gabimisht autorizim një tren AVE të kompanisë Renfe për të vazhduar udhëtimin, ndonëse linja nuk ishte e lirë.
Sipas kësaj piste hetimore, situata mund të ketë çuar në aksidentin e rendë, gjatë të cilit katër vagonë dolën nga shina, ndërsa njëri prej tyre përfundoi i përmbysur.
Në momentin e ngjarjes, në dy trenat udhëtonin gjithsej 544 persona. Në trenin AVE të Renfe-s ndodheshin 397 pasagjerë, ndërsa në atë të kompanisë Iryo udhëtonin 146 pasagjerë dhe një foshnjë.
Ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtim, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim në spitalet pranë zonës së aksidentit dhe në Madrid. Në operacionet e evakuimit janë angazhuar edhe helikopterë.
Tragjedia ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e rrjetit hekurudhor spanjoll, pas aksidentit në Adamuz, pranë Kordobës, ku humbën jetën 46 persona.
Ndërkohë, Federata Spanjolle e Futbollit ka njoftuar shtyrjen e 24 ndeshjeve të Kupës së Mbretit, në shenjë solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre.
Autoritetet spanjolle po analizojnë funksionimin e sistemeve të sigurisë, komunikimet me qendrën e kontrollit dhe rrethanat që çuan në daljen e vagonëve nga shina.
Megjithatë, pistat e raportuara deri tani mbeten dyshime paraprake dhe shkaku përfundimtar i aksidentit pritet të përcaktohet nga hetimet teknike.