Rama: Hapim Dritaren Digjitale për dialogun me protestuesit
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të hapë një dritare digjitale për dialog me studentët protestues.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se në vijim do të hapet një dritare digjitale për dialogun me studentët protestues. Në mesazhin që ndau sot nga Kryeministria, kreu i qeverisë u shpreh se ky mjet digjital do të përdoret për të komunikuar me ata që kanë frikë në dialogimin drejtpërdrejtë, që është ofruar prej ditësh nga Rama para godinës qeveritare. "Në ditët në vijim do të hapim një dritare digjitale për dialogun, e cila do të shërbejë të gjithë atyre që duan të dialogojnë me mua po kanë frikë, frikë në vitin 2027. Frikë, kur nga ana tjetër pretendon se mund të marrësh në dorë Shqipërinë, frikë nga e drejta jote për të folur lirisht. Gjithsesi për të gjithë ata që kanë frikë nga dhunuesit online do të jetë kjo faqe e cila do të më shërbejë mua dhe kolegët e mi, për të dëgjuar sa më shumë e për të mbledhur sa më shumë opinione nga studentët", tha Rama.