Burri që përjetoi transplantin e rrallë përballet me një tjetër betejë: Trupi po refuzon duart e reja
Burri islandez që përjetoi një transplant të rrallë të dyfishtë të krahëve tash përballet me një sfidë të re shëndetësore, pasi trupi i refuzon duart e reja.

Guðmundur Felix Grétarsson, islandez që në vitin 2021 iu nënshtrua një transplant të dyfishtë të krahëve pas 23 vitesh pa gjymtyrët e sipërme, po përballëhet me një tjetër sfidë shëndetësore. Pesë vjet pas ndërhyrjes që i ndryshoi jetën, ai ka shfaqur shenja të refuzimit të krahëve të transplantuar, një gjendje që dyshon se mund të jetë nxitur nga trajtimi i fundit kundër kancerit.
Grétarsson e beri të ditur situatën përmes një videoje të publikuar në Facebook, ku ndau edhe një lajm pozitiv lidhur me trajtimin e një problemi tjetër shëndetësor. Gjatë verës, ai ishte diagnostikuar me kancer në hundë dhe në gusht iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tumorit.
Trajtimi kundër kancerit, dyshimet për komplikacionin e ri
Sipas rrëfimit të tij, rreth dy javë më parë nisi trajtimin për shenjat e refuzimit të krahëve të transplantuar. Ai beson se trajtimi kundër kancerit, analizat e shpeshta të gjakut dhe shpimet e përsëritura me gjilpëra në krahë mund të kenë ndikuar në shfaqjen e këtij reagimi.
Rezultatet e biopsive treguan se refuzimi lidhej me një përgjigje imunologjike në krahët e transplantuar.
Ndërkohë, një tjetër shqetësim ishte shfaqur gjatë përgatitjeve për radioterapi. Mjekët kishin zbuluar një ndryshim të dyshimtar në hundë, duke bërë që trajtimi të shtyhej përkohësisht. Pas ekzaminimeve të mëtejshme, Grétarsson konfirmoi se ndryshimi nuk ishte kancerogjen dhe se mund ta niste radioterapi.
Ai shpreson që kjo fazë e trajtimit të shënrojë fundin e një periudhe të vështirë shëndetësore.
Pavarësisht vështirive, islandezi ka ruajtur qëndrimin optimist dhe ka zgjedhur ta përshkruajë situatën me humor. Ai shpjegoi se, ndryshe nga rastet kur organizmi i marrësit refuzon indin e transplantuar, këtu duket sikur vetë krahët po e refuzojnë ato.
Në fund të videos, ai u shpreh se, pavarësisht gjithçka, gjërat e tjera po shkojnë mirë. Më 22 tetor, ai festoi gjithashtu 19 vjet pa konsumuar alkool.
“Këto janë ditë të lumtura”, tha Grétarsson në përfundim të mesazhit të tij.
Historia e Guðmundur Felix Grétarsson u bë e njohur ndërkombëtarisht pas transplantit të dyfishtë të krahëve dhe shpatullave, të cilit iu nënshtrua në Francë në janar të vitit 2021.
Ai kishte humbur të dy krahët në një aksident elektrik në vitin 1998, kur punonte si elektrik. Pas më shumë se dy dekadash pa gjymtyrët e sipërme, ndërhyrja kirurgjikale i dha mundësinë të niste një kapitull të ri në jetën e tij.
Tashmë, pas pesë vitesh me krahët e transplantuar, ai po përballëhet me një tjetër sfidë, ndërsa vazhdon trajtimin mjekësor dhe shpreson të kapërcejë edhe këtë pengesë.