Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt: Ndjej keqardhje për vrasjen e gruas, jam munduar të parandaloj
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar caktimin e një muaji paraburgim për të, duke argumentuar se djali i tij ka nevojë për kujdesin e tij.

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, ka kundërshtuar caktimin e një muaji paraburgim për të, duke argumentuar se djali i tij ka nevojë për kujdesin e tij. Gjatë seancës gjyqësore, Sylaj ka shprehur keqardhje për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, të cilën e vrau vëllai i tij, Albert Sylaj, i cili tashmë është i arrestuar.
Sylaj ka thënë se ishte përpjekur ta parandalonte ngjarjen tragjike dhe se nuk di se ku ndodhet djali i tij i mitur dhe se fëmija ka nevojë për përkujdesjen e tij. Ai ka deklaruar se dokumentet e udhëtimit i ka pasur nën kontrollin e autoriteteve ose ia kishte marrë ndjenja, duke pretenduar se nuk kishte mundësi të largohej.
Megjithatë, sipas dosjes së Prokurorisë, para prokurorit Sylaj kishte pranuar se i kishte drejtuar fjalë kërcënuese ish-bashkëshortes, duke u arsyetuar se veprimet e tij lidhen me mbrojtjen e djalit të tyre 12-vjeçar. Dokumentet tregojnë se rasti ishte iniciuar më 10 korrik 2026, pasi Arlinda Zekaj e kishte denoncuar Sylajn për dhunë në familje dhe kanosje. Më 14 korrik, gjatë paraqitjes në stacionin policor, i dyshuari kishte zgjedhur të mos deklarohej, duke thënë se faktet do të paraqiste para prokurorit të shtetit.