Muzika klasike në Lezhë, pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit në Pallatin e Kulturës
Muzika klasike në Lezhë, një mbrëmje e veçantë në Pallatin e Kulturës

Pallati i Kulturës në Lezhë u kthye në skenë të muzikës klasike, ku tingujt e pianos dhe flautit sollën një mbrëmje të veçantë për artdashësit. Recitali i dy artisteve, Synjona Paplekaj dhe Anxhela Hammad, solli një udhëtim muzikor mes periudhave dhe stileve të ndryshme. Repertori përfshiu vepra të kompozitorëve të njohur, nga Albéniz e Bartók, te Poulenc, Fauré dhe Telemann, duke ndërthurur tingujt e dy instrumenteve në një dialog muzikor që u prit me duartrokitje nga publiku. Përtej performancës artistike, koncerti synoi të afrojë më shumë publikun, veçanërisht të rinjtë, me muzikën klasike dhe të krijojë hapësira të reja për zhvillimin e jetës kulturore në qytet. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, në kuadër të projekteve kulturore që synojnë promovimin e artit dhe mbështetjen e artistëve. Përmes aktiviteteve të tilla, Lezha vijon t’i japë hapësirë krijimtarisë artistike, duke e sjellë muzikën klasike më pranë publikut dhe duke pasuruar jetën kulturore të qytetit.