Një person i arrestuar dhe 17 të tjerë nën hetim për thirrjet e dhunshme në rrjete sociale
Një person i arrestuar dhe 17 të tjerë nën hetim për thirrjet e dhunshme në rrjete sociale

Drejtoria e Antiterrorit ka njoftuar se një person i arrestuar dhe 17 të tjerë janë nën hetim për thirrjet e dhunshme në rrjete sociale gjatë protestave të javëve të fundit në Tiranë dhe në disa qarqe. Një shtetas, E. Xh., 33 vjeç, është arrestuar për veprën penale "Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik" pasi ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme të subjektit. 17 shtetas të tjerë janë nën hetim për veprat penale "Thirrje publike për veprime të dhunshme" dhe "Thirrja për urrejtje nacionale" për shkak të postimeve të tyre në rrjete sociale që ofronin shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të administratorëve të këtyre llogarive dhe shtetasve të tjerë të lidhur me to.