Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në Romë
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka lajmëruar se Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën "Gemelli" në Romë.

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë. Përmes një reagimi, Spahiu bëri të ditur se ndërhyrja ka shpëtuar organin e syrit të djalit. Ajo falënderoi profesor Stanislao Rizzon për ndërhyrjen dhe përkushtimin, duke i uruar Erjonit shërim të shpejte.
Spahiu tha se profesor Rizzon ka kryer ndërhyrjen me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore. Ajo tha se qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin. Spahiu gjithashtu tha se përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.
Spahiu i uroi Erjonit shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Ajo tha se suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.