Aktualitet

ATA: Propozimi për rritjen e TVSH-së godet drejtpërdrejtë konkurrueshmërinë e turizmit

3 min leximPublikuar më

Burimi: Monitor ·

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka shprehur shqetësimin e saj për projekt-vendimin e Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit nga 6% në 10%. ATA argumenton se kjo masë do të godet drejtpërdrejtë konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar në rajon.

Foto nga burimi: ATA: Propozimi për rritjen e TVSH-së në akomodim godet drejtpërdrejt konkurrueshmërinë e turizmit

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka shprehur shqetësimin e saj për projekt-vendimin e Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit nga 6% në 10%. ATA argumenton se kjo masë do të godet drejtpërdrejtë konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar në rajon.

Ky projekt-vendim, i ndërmarrë pa asnjë konsultim paraprak me grupet e interesit dhe pa një analizë të mirëfilltë ndikimi, përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së turizmit shqiptar në rajon.

Kjo masë vjen në një moment kritik, kur bizneset formale të sektorit po përballen me sfida të rënda mbijetese, të shkaktuara nga:

* Rënja drastike e Euros prej 40%, e cila ka dëmtuar rendin e ardhurave nga turistët e huaj; * Dyfishimi i pagave në sektor për të mbajtur fuqinë punëtore; * Rritja e çmimeve të lendeve të para si pasojë e krizave globale.

Pritshmëritë dhe rritja historike e turizmit shqiptar, ku numri i vizitorëve u rrit nga 6 milionë në 12.6 milionë, duke e çuar kontributin e sektorit në 1/4 e PPB-së dhe 44% të eksporteve – ka qenë pikërisht produkt i shkallës së reduktuar të TVSH-së prej 6%.

Duhet rikujtuar se zbatimi i TVSH-së 6% nuk ishte një dhuratë, por rezultat i një rrugë të gjatë avokimi nga Shoqata jonë, e cila bindi FMN-në dhe Qeverinë Shqiptare. Vetë Kryeministri angazhoi një grup ekspertësh nga Universiteti i Harvardit, të cilët në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit hartuan raportin për ringritjen e sektorit, ku masa kryesore e rekomanduar ishte ulja e TVSH-së – sipas modelit të suksesshëm të Këshillit Evropian (Direktiva 2006/112/EC). Sot, Evropa mbajnë 52% të turizmit botëror me vetëm 6.8% të sipërfaqes së globit, falë pikërisht këtyre politikave nxitëse fiskale.

Zgjidhja nuk është taksimi i biznesit formal, por formalizimi i tregut. Në vend që të ndëshkohen sipërmarrjet që paguajnë rregullisht taksat, vëmendja e qeverisë duhet të orientohet drejt informalitetit.

Sipas vetë Strategjisë së Turizmit 2026–2030, sot 78% e kapaciteteve akomoduese në Shqipëri përbëhen nga apartamente me qira ditore që operojnë kryesisht në informalitet, ndërsa vetëm 22% janë hotele.

Shqipëria posedon vetëm 1% hotele me 4–5 yje, ndërsa vendet e rajonit si Mali i Zi dhe Kroacia numërojnë 7% deri në 10%.

Statistikat zyrtare të INSTAT tregojnë se me 12.4 milionë turistë raportohen vetëm 10 milionë netë fjetje. Për krahasim, Mali i Zi me 2.7 milionë turistë raporton 15.6 milionë netë fjetje, ndërsa Kroacia kalon 110 milionë netë fjetje me 21 milionë turistë.

Këto shifra deleshmojnë qartë se zgjidhja për rritjen e të ardhurave në buxhet nuk është rritja e taksave mbi sipërmarrësit e ndershëm, por formalizimi i tregut të pakontrolluar.

Shoqata Shqiptare e Turizmit i bën thirrje zyrtare Qeverisë Shqiptare:

1. Të pezullojë Projekt-Vendimin për rritjen e TVSH-së në akomodim. 2. Të nisë pa vonesë një proces gjithëpërfshirës konsultimi me grupet e interesit dhe me përfaqësuesit e sektorit. 3. Të përqëndrojë të gjitha kapacitetet në luftë kundër informalitetit për të krijuar një treg me konkurrencë të ndershme.

Rritja e kësaj takse do të na bëjë të humbasim tregun rajonal dhe të demtojmë me duart tonë motorin kryesor të ekonomisë shqiptare, deklaroi Shoqata Shqiptare e Turizmit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.