Aktualitet

Antiterrori nis hetimet për protestuesit që kanë publikuar mesazhe kundër Kryeministrit në rrjetet sociale

4 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Drejtoria e Antiterrorit ka nisur hetimet ndaj qytetarëve të cilët kanë publikuar statuse dhe komente në rrjetet sociale gjatë protestave kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

Foto nga burimi: Antiterrori nis hetimet për protestuesit që kanë publikuar mesazhe kundër Kryeministrit në rrjetet sociale/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 17 shtetas

Drejtoria e Antiterrorit ka nisur hetimet ndaj qytetarëve të cilët kanë publikuar statuse dhe komente në rrjetet sociale gjatë protestave kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 17 shtetas si dhe referohen materialet në Prokurori për 8 raste për identifikim të autorëve për thirrje dhe nxitje për veprime të kundërligjshme në kontekstin e protestave të dhunshme të 2 javëve të fundit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e specializuara të Antiterrorit, në bashkëpunim me ato të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, në lidhje me thirrjet publike të bërë në rrjete sociale, me përmbajtje të kundërligjshme, të dhunshme dhe kërcënuese, në kontekstin e protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qarqe, që prej datës 13 tetor 2026:

-u ndalua shtetasi E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik”, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-it të një subjekti privat, për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme të subjektit.

Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori për shtetasit:

-A. K., 34 vjeç, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme, gjatë protestave të javëve të fundit. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta, ka hapur një llogari në “GoFundMe”, për të mbledhur fonde. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një dokument (bexh) me të cilin prezantohej si gazetar, për të iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-E. N., 51 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”, pasi ka postuar video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave;

-G. P., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejtë në jetën private” dhe “Përndjekja”, pasi ka publikuar në mënyrë të përsëritur, të dhënë personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese. Këto publikime, të realizuara kryesisht në kontekstin e protestave të javëve të fundit dhe që eksponojnë përpara protestuesve, identitetin e punonjësve të Policisë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, krijojnë rrezik për jetën e punonjësve të Policisë, për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxisin veprime intimidimi, kërcënimi dhe/ose dhune.

Gjithashtu, në llogarinë që administron 37-vjeçari janë evidentuar postime me paralajmërimet me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore, si dhe thirrje për identifikimin e shtetasve të tjerë, të cilat kanë rritur shqetësimin për pasojat që mund të shkaktojnë shpërndarja e këtyre informacioneve në rrjete sociale;

-A. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Nxitja e urrejtjeve dhe e grindjeve”, pasi ka postuar fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;

-A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një shkrim me përmbajtje antikushtetuese;

-O. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”, pasi gjatë një proteste, ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, një banderolë që përmbante një mesazh kërcënues ndaj policisë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.